Live

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj në përqafim të Neymarit dhe Mbappes në Paris

21:59 / 03 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Bukuroshet shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, kanë qëndruar në Paris, ku kanë pasur mundësinë të takohen me yjet e mëdha të futbollit.

Në një ndejë në një hotel të kryeqytetit të Francës, ato janë takuar me yjet e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Dy futbollistët kanë qenë të maskuar për ‘Halloëeen’, ndërsa këngëtaret shqiptare kanë bërë edhe fotografi të përbashkët me ta.

Njërën prej këtyre fotografive, Mbappe e ka shpërndarë në profilin e tij në InstaStory, ku numëron 35.4 milionë ndjekës.

Të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Beatrix Ramosaj në profilin e saj në Instagram.

Shpërndaje në

U Kopjua