Live

Aq më shumë kohë që shpenzoni me prindërit, aq më gjatë do të jetojnë

16:45 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Shkencëtarët shpeshherë dinë si të na mahnitin me zbulime të rëndësishme. P.sh., hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si t’ua shtoni disa vite jetë prindërve dhe t’ua bëni jetën më të mirë

Sipas tyre, ‘receta’ për këtë është shumë e thjeshtë.

Siç duket, vetmia luan rol kyç në shpejtimin e procesit të plakjes dhe është e ndërlidhur me vdekjen. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve të vjetër me një moshë mesatare prej 71  vjet. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk ishin konsideruar.

Vetëm vetmia ishte marrë parasysh, transmeton Telegrafi.

Përgjatë gjashtë viteve me hulumtime, vetëm 14 për qind e njerëzve të vjetër të cilët ishin vizituar rregullisht nga të afërmit e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23 për qind të personave të vjetër që nuk kishin pasur vizitorë familjarë.

Aq më shumë që plaken njerëzit, aq më shumë i japin rëndësi lidhjes së tyre me familjen. Ndërsa, fëmijët dhe nipërit e mbesat kërkojnë më pak komunikim me gjeneratat e vjetra.

Në përgjithësi, të vjetrit janë më tolerantë ndaj të metave që i kanë miqtë dhe familjarët e tyre. Ata janë gjithmonë gati të ndajnë eksperiencën dhe mençurinë e tyre me të rinjtë, e gjithashtu tu tregojnë se cilave gjëra ia vlejnë t’ua kushtojmë emocionet tona, e cilave jo.

Ne gjithmonë kërkojmë këshilla nga prindërit apo gjyshërit tanë, kërkojmë receta ose thjesht kemi nevojë për përqafimet e tyre. Prandaj, është e rëndësishme të mbani mend se sa shumë kohë na kanë dhuruar ata dhe se sa shumë kanë nevojë për vëmendjen dhe kujdesin tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua