Live

Arrestohet një person, vodhi gjësende në një shtëpi në vlerë të 45 mijë eurove

16:25 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

I dyshuari I.B. është arrrestuar pasi dyshohet se e ka kryer një vjedhje në rrugën “Shën Jeronimi” në Pejë, në vlerë të 45 mijë eurove.

Në njoftimin e policisë thuhet se I.B. në një shtëpi kishte vjedhur të gjitha gjërat me vlerë që ishin brenda. Rasti në polici u paraqit nga pronari i shtëpisë, i cili jetonte në Gjermani.

“Viktima deklaron se për pesё vjet nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes, etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth 45,000 eurove”, thuhet në njoftim.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr hetime DRP Pejё, me datën 28.12.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: I.B. i lindur me 1983. I dyshuari, pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё”, thuhet nw njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua