Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim dhunimi që ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima kishte rezistuar duke i shpëtuar kështu dhunimit.
“DHUNIM NË TENTATIVË/Prishtinë 10.03.2023 – 21:30, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.