Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me deklaratën e tij se me Qeverinë Kurti ka rritje ekonomike rekord e historike.
Bajrami në postimin e saj iu drejtua Kurtit se ka kaluar koha kur qytetarët ju kanë vlerësuar për fjalimet e bukur, shkruan kosovalive.net
“Zoti Kryeministër, Realiteti është ky: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rivlerësime dhe thotë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 nuk mund të kaloj 2.7%. Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoj më herët raportin ku tregoj se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ishte vetëm 2.14%. Na trego të lutem, prej kur na qenka pregres ekonomik rritja 2.7%, cilin rekord po e then këtu?”, tha ndër të tjera Bajrami në postimin e saj.
Postimi i plotë i Hykmete Bajramit:
Realiteti parlel i z. Kurti
Prej frazës për “zhvillim ekonomik të pashembullt” e “shumë shpejtë do ta zëmë Kroacinë” sot është lansuar perla e re e zotit Kurti “po ja thyejmë rekordet vetës”.
Cilat rekorde Kryeministër?
Faktet janë kokëforta. Me propagandë erdhet në pushtet por tani jeni në Qeveri, tani i keni krejt, tani ka kaluar koha kur qytetarët ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, ku me duhet ta pranoj që jeni i pakonkurrent.
Zoti Kryeministër,
Realiteti është ky: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rivlerësime dhe thotë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 nuk mund të kaloj 2.7%. Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoj më herët raportin ku tregoj se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ishte vetëm 2.14%.
Na trego të lutem, prej kur na qenka pregres ekonomik rritja 2.7%, cilin rekord po e then këtu?
Megjithatë ka disa “rekorde” të cilat janë thyer dhe këto janë:
Inflacioni sipas Bankës Botërore 19.1%, sipas Agjencisë së Statistikave 12.7%. Si rezultat i rritjes së çmimeve janë rritë të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja. Qeveria ka marrë tatime e taksa nga qytetarët e bizneset dhe po i mbani në llogari, po i leni të zhvlerësohen.
42 mijë qytetarë kanë emigruar vetëm vitin e kaluar. Sipas sondazheve të këtij viti, çdo i dyti qytetar dëshiron të ikë nga këtu.
Rekord keni keni thyer edhe me mos punë: Investimet kapitale janë më të ulëtat që nga shpallja e pavarsisë.
Rekord keni thyer edhe në shëndetësi: Shëndetësia është përkeqësuar, e thonë mjekët dhe pacientët që asnjëherë s’ka qenë më keq. Ketë e dini edhe ju se keni marrë funksion ezekutiv tani.
Rekord është thyer edhe në thëllimin e bilancit tregtar (2021: 3.9 mld. deficiti tregtar d.m.th. 4.6 mld. importe) e Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar.
Po thoni që keni kriju 40 mijë vende pune. Nuk është e vërtetë. Në vitin 2021 sipas raporti të ZKA-së 62,417 persona kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet lokale dhe nacionale si dhe plot 42 mijë qytetar kanë ikur nga Kosova, ndikim ky i drejtëpërdrejt i uljës së shifrave të atyre që kërkojnë punë.
Rekord keni thyer edhe bilancin bankar. Qeveria në vend që t’i ketë në qarkullim po i mban të bllokuara rreth 700 milionë euro, të cilat janë zhvelërsu për 140 milionë euro, për shkak të rritjes së çmimeve.
Keni thyer të gjitha rekordet në keqmenaxhimin e krizës energjetike. Reduktime në gusht, asnjë kontratë për furnizim me energji, kanë dështu remontet e blloqeve edhe vitin e kaluar por këtë vit dështimet janë edhe më të mëdha.
Duhet të përmendet gjithashtu ngritja e çmimit të rrymës në fillim të këtij viti: 85% tarifa e lartë dhe 104% tarifa e ulët, mungesa e investimeve të huaja, ikja e të rinjëve, sidomos fuqisë së kualifikaur punëtore, ikja e mjekëve, greva në arsim dhe në administratë publike, krimi/dhunimet, kontratat e negociume/korrupsioni, arrestimet në rastin Brezovica/lidhjet me VV-në, nepotizimi në punësime – asnjëherë deri me tani nuk janë marrë parasysh rekomandimet e kompanisë britaneze për punësime në pozita të larta etj.
Gjendja ekonomike nuk është e mirë vetëm pse Kryeministri thotë ashtu, as nuk është e rëndë pse opozita e cilëson si të tillë. Gjendja ekonomike është e rëndë sepse të tillë po e përjetojnë çdo ditë qytetarët e vendit të cilëve përveç të tjerave që një nga fillimi i vitit u është zvogëlu fuqia blerëse për së paku 20%.
/kosovalive.net/