Live

BE: Kosova ta themelojë Asociacionin e ta shtyjë vendimin për targa, serbët të kthehen në institucione

23:01 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta nisë menjëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ta shtyjë afatin për regjistrim të targave nga ato ilegale serbe në RKS.

Ndërkaq serbëve të Kosovës u ka kërkuar të kthehen në institucione.

Në reagimin për situatën e shkaktuar të shtunën, pasi serbët vendosën për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, në një deklaratë për media të shtunën, Bashkimi Evropian ka thënë se “zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik shumë vjet punë dhe arritjesh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon e më gjerë”./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua