Live

Berisha: Albin Kurti po e dëmton të arriturën 20 vjeçare të Kosovës

20:57 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Ai ka akuzuar ashëpr kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentene e vendit, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ata që janë mashtruar kanë filluar të kuptojnë gabimin e madh si rezultat i një fortune të përgaditur nga brenda dhe jashtë për me ndodhë ne Kosoë, e pasojat e kësaj fortue politike tashmë janë evidente dhe të githë ata që janë mashtruar deri më tash kanë filluar ta kuptojnë këtë gabim”, ka thënë ai.

Ai ndër t tjera ka thënë së përshakallëzimi i situratës në veri të Kosovës, ka qenë akrobacion i kësaj qeverie.

“Nuk e kam të qartë deri në fund se cila ka qenë ideja e akrobacioneve politike të Albin Kurtit në këtë kohë kur ka muaj të tërë që mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar, pra partnerët strategjik kanë  paralajmëruar fundin e bisedimeve me Serbinë, më e keqja në këtë amulli që e ka krijuar Albini, është se ai e ka ditur afatizimin e këtij zhvillimi”, ka thënë ai.

Berisha po ashtu ka deklaruar se Kurti nuk po e menaxhon dialogun më Serbinë, dhe ka gabime.

“Ka gabime të jashtëzakonshme në këtë dialog. Ai është kryeministër por unë kurr se shoh atë si kryeministër, por nuk është duke bërë veprime ta llogarisë pavarësisht a e kam votuar apo jo. Veprimet e tij dhe sektin që ai përfaqëson janë duke e dëmtuar rëndë të arriturën 20 vjeçare që ka bërë Kosova bashkë me partnerët ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë./ Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua