Live

Berisha: Çka ndodhi me bashëpuntorët e okupatorit serb që ishin me mijëra?

14:00 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Vërrinit, në Brigadën 125, Zafir Berisha,  përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se ku është dallimi I pas luftës së Francës me Kosovës.

Përmes këtij statusi ai ka shkruar se në Francë pas luftës së dytë botërore mbështetësit e nazistëve u denuan me vdekjek, shkruan Kosovalive.net.

Ndër te tjera ai ka shkruar se në periudhën midis viteve 1944-1951, janë dënuar me vdekje nga 6.762 njerëz nga gjykatat zyrtare franceze, 3910 e të cilëve u gjykuan në mungesë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Cili është dallimi i pas luftës në Francë (1945) me Kosovën (1999)…?
Në Francë pas luftës së dytë botërore mbështetësit e nazistëve u denuan me vdekje.
Në periudhën midis viteve 1944-1951, 6.762 njerëz u dënuan me vdekje nga gjykatat zyrtare franceze, 3910 e të cilëve u gjykuan në mungesë.
Megjithatë, vetëm 791 bashkëpunëtorë u ekzekutuan pas një procesi të rregullt gjyqësor; shumica iu nënshtruan ndëshkimit të “Degradimit Kombëtar”, proces që përfshinte humbjen e të drejtave të tyre politike, civile dhe profesionale. I dënuari u bë një qytetar i dorës së dytë, dhe 49.723 njerëz u dënuan në këtë formë.
Gjyqet kundër bashkëpuntorëve të nazistëve në Francë vazhduan deri në vitet 1980.

I këthehemi Kosovës,
Me 12.06.1999 UÇK-së me ndihmën e Nato-s i dha fund okupimit gjenocidal të Serbisë në Kosovë!
Çka ndodhi me bashëpuntorët e okupatorit serb që ishin me mijëra?
Një numër i tyre ikën në Serbi e gjetiu, një pjesë u morën në mbrojtje të regjimit të “unmikistanit” që u intalu në Kosovë, ndërsa të tjerët në heshtje filluan të rehabilitohen, duke i ikur ndëshkimit të “Degradimit Kombëtar”!
Mirpo nëse në Kosovë nuk ndodhi ajo që ndodhi në Francë dhe vendet tjera pas luftës, a nënkupton kjo se ne në Kosovë duhet të heshtim edhe me tej dhe të lejojmë që bashkëpuntorët e regjimit gjenocidal të Serbisë dhe surrati i tyre, ti luftoj të arriturat e mëdha të luftës së UÇK-së dhe vlerat e këtij vendi?
Mbetjet sllave dhe neojugosllavët një pjesë e të cilëve janë në pushtet, edhe mund ti thurin elozhe kriminelëve serb që masakruan shqiptar, mirpo kurrën e kurrës nuk munden me këthy Serbin në Kosovë sa ka gjakë shqiptari dhe shpirt çlirimtari në Kosovë.
Zafa

Shpërndaje në

U Kopjua