Live

Besa Ismaili për dhunën e provokuar nga LVV: Reagime urrejtëse dhe paniku vërehen në fytyrën e secilit me një screenshot të thjeshtë nga secili

10:43 / 14 Korrik 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: BESA ISMAILI (Ish-deputete e PDK-së)


Paranoja politike e Kurtit

Stilin paranoid të të menduarit dhe vepruarit e gjeni tek secili person që Albin Kurti i ka deleguar pushtet. Është reflektim jo vetëm i stilit qeverisës të Kurtit por edhe i personalitetit të tij.

Paranoja u vjen edhe më në shprehje kur ata përjetojnë rrezikun e apokalipsës, të rrënimit të kauzave të rrejshme dhe të dëmshme që kanë ndërtuar.

Reagimi i kryeministrit Kurti dhe i ministreshave të tij në përgjithësi dhe i zv. KM Besnik Bislimit në veçanti janë sjellje paranoide të pushtetarëve që po përjetojnë apokalipsën, rënien e tyre.

Reagime urrejtëse dhe paniku vërehen në fytyrën e secilit me një screenshot të thjeshtë nga secili.

Këto që po përmend unë nuk janë vetëm diagnoza klinike, unë nuk merrem me to, janë diagnoza politike dhe letrare, për të cilat kam mësuar dhe jam e mësuar ti interpretoj. Por nuk dua të thellohem më gjatë.

Shkurt: është turpi i turpit, është rrezik tej rreziku për Kosovën tonë që BESNIK BISLIMI të vazhdojë të na qeverisë, të negociojë dhe të mësojë të rinjtë tonë!

JO NË EMRIN TIM

Shpërndaje në

U Kopjua