Live

Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur

20:49 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosovës p[r 25 vjetorin e Çlirimit, i ka shkruar letër presidentes sl Kosocës, Vjosa Osmani.

Ai e ka falenderuar Osmanin për pritjen dhe ka thënë se populli i Kosovës e e ka njl vend të veçantë në zemrën e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Blair në letër ka shkruar se popullin e Kosovës e pret një e armdhme e ndritur.

“Ishte kënaqësi të ju takoja juve dhe nder ti drejtohesha Kuvendit tuaj në këtë jave historik. Vizita në Kosovë pas 12 vitesh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit ishte një rast i vecantë për mua. Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndriture dhe miqësia e tyre zë një vend special në zemerën time.”, ka shkruar ndër të tjera Blair.

Shpërndaje në

U Kopjua