Live

Borrell kërkon urgjent që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet: Të ketë marrëveshje para datës 21 nëntor

17:51 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një rrugë për të qetësuar tensionet e krijuara.

Veç kësaj ai gjatë adresimit të tij, kërkoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore.

Tutje ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor.

Shpërndaje në

U Kopjua