Live

Borrell: Në takimin e marsit do të finalizohen diskutimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes

23:40 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka reaguar edhe një herë përmes rrjeteve sociale pas takimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për aneksin e planit evropian.

“Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve me qëllim finalizimin e diskutimeve për aneksin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar Borrell.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...