Live

Borrell thotë se Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, madje paraqiti tri kushte

19:35 / 26 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm, për takim trepalësh në Bruksel.

Borrell në konferencë për media pas takimit dypalësh, ka thënë se për takim trepalësh Kurti ka pasur tri kushte, të cilat sipas Borrellit presidenti i Serbisë Aleksanadar Vuçiq nuk i ka pranuar.

Borrelli i ka lexuar edhe kushtet e Kurtit.

“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell gjatë një konference për media.

Shpërndaje në

U Kopjua