Live

Brezovica pa borë, rrallohen vizitorët

19:50 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Dimri e ka gjetur Brezovicën pa borë. Për këtë numri i vizitorëve është i ulët, derisa as teleferiku nuk është aktivizuar. Qytetarët thonë se nuk iu kujtohet që ndonjëherë në këtë vend malor nuk ka rënë borë gjatë dimërit. Pavrësisht kësaj, Brezovica thonë se është vend i duhur për ta kaluar fundjavën.

Prej kur kemi hyrë në stinën e dimrit, teleferiku nuk është aktivizuar.

Edhe skitë, askush s’i ka kërkuar t’iu jepen me qera.

Brezovica vetëm njëherë u zbardh nga bora, edhe ajo pak që ka rënë është shkrirë.

“Kjo është pamja që ka marrë Brezovica në këtë janar. Zakonisht gjatë këtij muaji i gjithë vendi është i mbuluar me borë, por qe këtë vit temperaturat e larta e kanë shkrirë atë. Për këtë as skijarorër skanë pasur kushte për sportin e tyre. “

Disa vizitorë që rregullisht vinë në këtë vend malor, thonë se nuk e mbajnë mend të mos ketë rënë borë ndonjëherë  gjatë dimrit në Brezovicë.

Një qytetar thotë se këtë fundjavë kishte planifikuar të skijonte, por moti i nxehtë e zhgënjeu.

Të shumtë kishin ardhur edhe nga Shqipëria, por që pamjet pa borë nuk u prishën punë, derisa thonë se çmimet janë të lira.

Pamje të ngjashme kanë edhe Boga, Malet e Sharrit e atraksionet e tjeta malore.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përfituar mbi 25% më shumë të ardhura nga vizitorët e huaj dhe bashkëatdhetarët e si pasojë mos reshjeve të borës vendet e ftohta janë vizituar më së paku.

Shpërndaje në

U Kopjua