Live

Cufaj: Kurti të sillet si kryeministër i Kosovës, jo si ish-lider i opozitës

23:57 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Icufaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka të qartë se Uashingtoini, Berlini, Parisi dhe Londra janë miq, ndaj duhet te mbeshtetet fortë tek kjo Aleancë e shenjtë.

Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Cufaj u shpreh se Kurti nuk duhet të sillet si ish-lider i opozitës, por si burrë shtetas që merr vendime të mëdha në përputhje me interesat jetike të Kosovës.

“Qoftë normalizimi, qoftë njohja reciproke, janë hapa para drejt konsilidimit të shtetësisë së Kosovës. Çfarëdo tjetër, është vetëm për nevoja të brendshme politike. Kryeministri Kurti, duhet parë si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Nëse ai dhe partia e tij provojnë të luajnë kartën e Kurtit si kryetar opozite, ajo është diçka tjetër, mund të bëhet për nevoja të brendshme politike. Duhet të jemi shumë vigjilentë sepse nuk kemi shumë kohë. Deshëm apo nuk deshëm, vitin që vjen duhet të arrihet vitin që vjen”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua