Live

“Debat me Ridvan Berishën”|Përsëri në politikë, më sugjeruan Thaçi dhe Veseli!

14:56 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin në kuadër të portalit kosovalive.net, “Debat me Ridvan Berishën”, i ftuar i radhës është kryekëshilldhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

Temat të cilat do diskutohen gjatë minutazhës së siguruar për Arsim Bajramin do jenë çështja e tensioneve të shkaktuara në veri, analizimi i politikave të zhvilluara nga Qeveria Kurti në kuadër me planin e propozuar franko-gjerman, kritikat e tij si njohës i fushës kunddrejtë politikës së jashtme dhe raporteve mes Kosovës dhe Amerikës.

Arsim Bajrami, tashmë edhe kryekëshilldhënës i PDK-së nuk e kurseu partinë në të cilën është aktiv për ta kritikuar dhe vlerësuar në të njëjtë kohë për zhvillimin e opozitarizmit.

Për më shumë, iu ftojmë të ndiqni sonte emisionin “Debat me Ridvan Berishën” në ora 20:25. /kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua