Live

Deklarata e Kurtit, i cili e quajti pro-serb presidentin e ri malazez, habit partinë e Abazoviqit

08:25 / 06 Prill 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes URA në Mal të Zi, Ilir Harasani, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri në Podgoricë, Jakov Millatoviq.

Harasani, i cili është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, ka treguar edhe arsyet se pse qeveria e ka mbështetur Millatoviqin.

“E kemi mbështetur ka pasur shumë dezinformata. Është person proevropian këtë e ka dëshmuar kur ishte ministër në qeverinë e kaluar, e kemi mbështetur se është proevropian. Për këtë arsye dhe për shumë arsye ne e kemi mbështetur Millatoviqin”, ka thënë Harasani.


Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai është pyetur se çfarë mendimi ka për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për Millatoviqin, në të cilën ka thënë se zgjedhja e tij si president i hap rrugë zhdukjes së kombit malazez dhe dominimit të Kishës Ortodokse serbe.

“Mendoj se nuk qëndron, më ka habitur deklarata e Z. Kurtit, edhe tani më ka habitur mos informacioni i tij për Z. Milatoviq, Kurti ka qenë i përgatitur në çdo intervistë dhe çdo moment, ajo më së shumti më ka habitur”, është shprehur Harasani

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...