Live

Delegacioni 30 anëtarësh bavarez viziton Kosovën

08:41 / 09 Maj 2024

Nga Kosova Live

Një delegacioni nga landi i Bavarisë i përbërë nga 30 persona, kryesisht përfaqësues të CSU por edhe personalitete të rangut të lartë dhe të dalluar nga biznesi, kultura dhe kisha, qëndrojnë sot dhe nesër në Kosovë, ku do të zhvillojnë takime të shumta me struktura shtetërore, politike dhe biznesit në vend.

Delegacioni bavarez udhëhiqet nga Dr. Günther Beckstein, ndërsa shoqërohet edhe nga Christian Hoferer, kryetar i Bordit ekzekutiv të Unionin Pan-Europian në Gjermani.

Kryesuesi i delegacionit Dr. Günther Beckstein, ka qenë kryeministër i Landit të Bavarisë në 2007-2008, ministër i Brendshëm Bavarez për një kohë të gjatë (1993-2007) dhe anëtar për një kohë të gjatë i Parlamentit Bavarez (1974-2013)

“Për mua është e rëndësishme që gjatë vizitës në Republikën e Kosovës, së bashku me delegacionin tim, ta njohim më mirë vendin dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bavarisë”, tha për Radio Kosovën, Günther Beckstein.

CSU nga vjen Beckstein është pjesë e familjes popullore evropiane (EPP) dhe është partia më e suksesshme në Evropë. Ajo ka fituar zgjedhjet vazhimisht në Bavari, duke udhëhequr me qeverinë e këtij landi gjerman që nga viti 1957. Është partia motër e CDU-së në Gjermani dhe ekziston vetëm në shtetin e Bavarisë.

Delegacioni bavarez, sot do të zhvillojë takime me ministren e Jashtme, Donika Gervalla-Schwarz, e pastaj me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së.

Delegacioni prej 30 anëtarësh do të pritet edhe në Kuvendin e Kosovës nga Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sipas agjendës ata do të takohen edhe me ipeshkvin Dodë Gjergji.

Shpërndaje në

U Kopjua