Live

Dënohet në rigjykim me 35 vjet burgim Izet Godeni, e kishte vrarë gruan me sëpatë

12:09 / 17 Prill 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin i cili e kishte vrarë gruan me sëpatë.

I njejti ishte dënuar njëherë me 25 vjet burgim por rasti ishte kthyer në rigjykim.

“I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00 në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij – bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur në shtratin e saj, i akuzuari me sëpatë si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimin e jetës, e kishte goditur tani të ndjerën disa herë në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

E plotë:
Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin I.G në kohëzgjatje prej 35 vite burgim për veprën penale Vrasje e rëndë

Prishtinë, 17 Prill 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë.

I akuzuari I.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë e pesë (35) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit. Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00 në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij – bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur në shtratin e saj, i akuzuari me sëpatë si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimin e jetës, e kishte goditur tani të ndjerën disa herë në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua