Live

Deputeti i AAK-së: Qeveria Kurti, ia ka thyer këmbët vetës

23:47 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj teksa ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe tërheqjen e njohjes nga shteti i Togos, ai u shpreh i pakënaqur me ecurin e këtij procesi deri më tani të Ministrisë së Jashtme, të drejtuar nga Donika Gërvalla.

Dreshaj në Prime Time tha se Qeveria Kurti “ia ka thyer këmbët vetës”.

Ai tha, se asnjë qeveri nuk ka të drejt të luaj me fatin e Kosovës, duke aluduar kështu se shtetndërtimi i Kosovës, ende s’ka ëprfunduar, por ende jemi në rrugë, shkruan Gazeta10.

“Kjo qeveri duhet të koordinohet mirë me miqtë tanë ndërkombëtar. Shtetndërtimi i Kosovës ende nuk ka përfunduar. Nuk guxojmë në rrugë, t’ia thejmë kamtë vetës. Unë s;jam i kënaqur me ecurin deri më tani. Për cështjet që janë për konsum të brendshëm, i konsirderojë si luftë me kundërshtarët politik. Por, për cështjet që janë për vendin, për shtetin e Kosovës, me ato unë nuk bëj politik. Pëer shkak se për këtë vend, është derdh shumë gjak. Është e pandershme të luhet me gjakun e të rënëve. Askush nuk e ka të drejtën me luajt me fatin e Kosovës. Kërkush se ka atë mandat. Unë po frikësohem që s’jemi në rrugë të mirë”, tha më tej Dreshaj në Prime Time.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...