Live

Dhunimi i gruas në Prishtinë nga dy persona, Prokuroria nis hetimet

11:35 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grua nga Prishtina është dhunuar nga dy persona. Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 13 janar të këtij viti.

Lidhur me këtë rast, për Gazetën Insajderi nga Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar se tashmë kanë nisur hetimet.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj në një përgjigje me shkrim ka thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se nuk mund të japin më shumë informacione.

“Lidhur me pyetjet e juaja, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, ka thënë Ulaj.

Shpërndaje në

U Kopjua