Live

​Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

08:51 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor.

Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale, përcjell KosovaLIVE.

Dokumentet audiovizuale; si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

audiovizuale

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve; por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimit audiovizuale në botë janë të rrezikuara shkruhet në uebsajtin zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. 

audiovizuale

Shpërndaje në

U Kopjua