Live

Ditë pune për deputetët, cilat komisione do të mblidhen dhe çka do të diskutojnë!

06:54 / 28 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Dy komisione parlamentare të Kuvndit të Kosovës do të mblidhen sot.

Në ora 9:30 do të mblidhet komisioni për bxhet dhe financa për të diskutuar kétë agjendë pikash:

Rendi  i  ditës:
1.    Miratimi  i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022;
3.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021;
4.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021;
5.    Votimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021;
6.    Të ndryshme.

Dhe një komision i përkohshëm parlamentar për çështjen e energjisë. Do të mblidhet në ora 14:00, e do ta ketë këtë objekt diskutimi:

1.    Miratimi i rendit të Ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 27.07.2022;
3.    Zgjedhja e ekspertëve;
4.    Të ndryshme; 

Po ashtu sot do të mblidhet edhe Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë si dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua