Live

Dreshaj për ministrin Vitia: Jam skeptik që mund të ketë një përformancë të mirë

19:10 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, për riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë ka thënë se situata aktuale që ishte në shëndetësinë e Kosovës ishte e vështirë, ndërsa për rikthimin e Vitisë, tha se më mirë ishte me ministër sesa pa ministër.

“Unë dua të uroj një përkushtim të mirë të ministrit Vitia në drëjtim të menaxhimit të situatës. Unë atij i uroj sukses se edhe Ministria e Shëndetësisë si tërësi është një nga shtyllat qenësore të demonstrimit dhe të dëshmisë të një qeverisje që e ka marrë më prioritet këtë çështje”, ka thënë Dreshaj në RTV Dukagjini.

Deputeti Dreshaj ka thënë se ministri Vitia nëse do të ketë mbështetje të sinqertë të Qeverisë dhe Qeveria e konsideron që Ministria e Shëndetësisë është prioritet i menaxhimit të vendit, pret që do të ketë reflektim pozitiv.

“Duke parë situatën në të cilën jemi, jam mjaft skeptik në lidhje me përformancën e mirë që do të reflektojë në muajt dhe vitin që vjen”, ka shtuar Dreshaj.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se nuk është i kënaqur me qasjen e kësaj qeverie por dhe të qeverive paraprake në drejtim të arsimit dhe shëndetësisë në vend, “të cilat nuk kanë qenë të trajtuara siq duhet”.

Deputeti Dreshaj ka potencuar se gjatë kohës kur Vitia ishte ministër i Shëndetësisë, Kosova ishte në krizë shëndetësore dhe sipas tij, ministri Vitia është marrë me menaxhimin ë situatës.

“Nëse shëndetësia nuk konsiderohet prioritet i vendit, nuk pengohen njerëzit e dijshëm, të mos vijnë me vijë politike por me të dijës, atëherë shëndetësia do të ketë mundësi të ketë një lëvizje”, ka potencuar Dreshaj.

Tutje Dreshaj ka cekur se janë në pritje të një vendimi i cili është premtues që shëndetësinë do të çoj përpara.

Shpërndaje në

U Kopjua