Live

EKSKLUZIVE: Gjykata Speciale konfirmon për Kosovalive.net se gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve nis me 1 mars

16:02 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim maratonik. Megjithatë, OVL e UÇK-së nuk pret proces të shpejtë e transparent ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ballafaqim me drejtësinë.

Kosovalive.net, ka pyetur shefen për Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale, Angela Griep se a është gjithçka gati tashme që procesi gjyqësor të nis në muajin mars ndaj Thacit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Ajo ka deklaruar se deklaratat hyrëse janë planifikuar të fillojnë më 1 mars.

Deklaratat hyrëse janë planifikuar të fillojnë më 1 mars. Kushdo që është i interesuar t’i ndjekë ato mund ta bëjë këtë nëpërmjet faqes së internetit të Dhomave të Specializuara, në shqip, serbisht ose anglisht”, ka deklaruar Griep, për Kosovalive.net.

Ndërkaq, bëjmë të ditur se shqiptimi 26 vjet burg për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit të vitit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Para dënimit të Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Por, ata që merren me çështje të drejtësisë thonë se proceset u përcollën me parregullësi e mos transparencë.

Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Shpërndaje në

U Kopjua