Live

Fadil Maloku apel deputetëve, votoni pro tërheqjes së 30% të Trustit

09:16 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku

Deputetët duhet t’a ndëgjojnë zërin e qytetarisë e jo të partisë!

Apel: Votojeni projekligjin për tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti dhe dëshmojeni kështu me votën tuaj lojalitetin ndaj qytetarisë.

Janë shumë arsye që mendoj se shkojnë në favor të kësaj kërkese, që tashmë sa e mbaj në mend është edhe në kërkesën publike, të nënshkruar dhe të protokoluar nga qindra e mijëra qytetarë të Kosovës.

Argumenti i parë dhe më i fuqishëm është se të gjitha këto mjete edhe pse i kontrollojnë apo i menaxhojnë institucionet e Kosovës, të konservuara nga të ardhurat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë mjete dhe djersë, që janë akumuluar me ligjet në fuqi. Si të tilla, kujtoj se, askush nuk e ka të rezervuar të drejtën juridike e aq më pak morale t’i privojë qytetarët nga mos-tërheqja e këtyre parave të grumbulluara në llogaritë e tyre.

Argumenti i dytë janë rrethanat sociale në të cilat po jetojmë si shoqëri por edhe si shtetësi, që përveç problemeve të natyrës ekonomike, papunësia e madhe dhe problemet sociale, varfëri ekstreme, ku gati një e katërta e popullsisë së gjithmbarshme, ka probleme ekzistenciale.

Jemi të ngërthyer edhe me problemet politike, ku Serbia ka dy dekada që nuk është duke n’a lënë të ecim në rrugëtimin tonë të shtetndërtimit dhe përparimit për ndërtimin e demokracisë.

Argumenti i tretë, janë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të cilët brenda një kohë shumë të shkurtë, kanë deponuar njëzet e një mijë e treqind e nëntëdhjetë e tri nënshkrime dhe kanë rikthyer në procedurë për aprovim në Kuvend, projektiligjin për Trustin. Kjo dëshmon statusin social dhe derexhenë aspak të volitshme socio-ekonomike.

Deputetet që veten e projektojnë edhe për një mandat në Parlamentin e Kosovës, duhet t’a bëjnë një kalkulim të thjesht: Si do t’i sigurojnë votat qytetare nëse nuk votojnë pro kërkesës qytetare për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ashtu siç është kërkuar 30 për qind?!

Shpërndaje në

U Kopjua