Live

Fillon takimi i tretë i “Mini-Shengenit Ballkanik” në Tiranë

12:32 / 21 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Ka filluar sesioni i liderëve në Tiranë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe për herë të parë po merr pjesë edhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Por pavarësisht pjesëmarrjes së tij nuk ka ndonjë informatë zyrtare se Mali i Zi i është bashkuar inciativës së “Mini-Shengenit Ballkanik”.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa si temë e diskutimit janë hapat që do të ndërmirren në të ardhmen, ekonomia dhe lëvizja e lirë.

Shpërndaje në

U Kopjua