Live

Finlanda: Turqia ka vendosur për anëtarësimin tonë në NATO

14:52 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka thënë se pret që homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, t’i tregojë nëse Turqia po miraton kërkesën për anëtarësim të vendit nordik në NATO, kur të dy të takohen në Ankara këtë javë.

“Dihej se sapo Presidenti Erdogan të kishte marrë vendimin e tij në lidhje me ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO, ai do të dëshironte të takohej dhe të përmbushte premtimin e tij drejtpërdrejt nga presidenti te presidenti”, tha Niinistö, raporton BBC.

Lajmi erdhi pasi kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha gjatë një vizite në Berlin se ai shpresonte se pranimi i vendit të tij në NATO do të ratifikohej nga Turqia menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në maj.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u tha gazetarëve se pranimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake ishte kritik për sigurinë.

Të dy vendet vitin e kaluar braktisën dekada të mos-angazhimit ushtarak në një ndryshim historik të politikave të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke paraqitur aplikime të njëkohshme të NATO-s dhe duke u zotuar për të përfunduar procesin “dor për dore”.

Miratimi parlamentar nuk do të thotë se Finlanda do të bashkohet automatikisht me NATO-n sapo Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë aplikimin e saj, por projektligji duhet të nënshkruhet në ligj nga presidenti brenda tre muajve, duke vendosur një afat për sa kohë mund të presë.

Shpërndaje në

U Kopjua