Përfundoi saga! Mësimi nis të hënën. Kështu vendosen mësimdhënësit përmes një procesi jo shumë transparent të votimit të fshehtë, duke e komunikuar lajmin e rezultatit se mbi 54 për qind e tyre votuan në favor të nisjes së mësimit, një fillim ky i përkohshëm deri në janar 2023.
Kosova mund të përballet me greva ne arsim nga janari i vitit tjetër nëse në këtë kohë nuk ka reflektim të qeverisë për kërkesat e grevistëve.
Kryeministri Kurti dhe mazhoranca e tij në Kuvend kritikuan ashpër grevistët duke thënë se sindikalistët janë pjesë e PAN-it dhe se me grevat e dëshironin rrëzimin e Kurtit.
Opozita ndërkaq nuk ka qenë mjaft e zëshme për t’i mbrojtur sindikalistët edhe pse Kuvendi me iniciativë të PDK-së debatoi për grevën por rezulta e propozuar prej tyre për tejkalim të krizës nuk kaloi
Qeveria sipas deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, nuk do t’ua jap pagat mësimdhënësve për muajin shtator.
Problemi aktualisht duket se është tejkaluar por grevistët po e pezullojnë grevën, së paku pjesa më e madhe e tyre nën shqetësimin se qeveria fare nuk i bëri hesap për sa kohë që ishin në grevë./kosova.live/