Live

Fjalimi Ramës, ish-ambasadori Cana: Kryeministri i Shqipërisë ka filluar procesin e eksorcizmit të kësaj Asamblje nga Putinizmi i skajshëm

13:54 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari: Çlirim Qeriqi


Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana në një intervistë për kosovalive.net ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Cana tha se kryeministrit shqiptar ka filluar procesin e eksorcizmit të Asamblesë nga Putinizmi i skajshëm.

“Edi Rama me paraqitjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka filluar procesin e eksorcizmit të kesaj Asambleja nga Putinizimi i skajshëm i cili edhe dje u pa që ende ka prezencën tij përmes deklarimeve të asamblistëve. Në fakt Asambleja është institucioni më racist dhe anti- shqiptarë. Kur e shikoja  Presidentin e Asamablesë Tiny Cox, atëbotë kur është aprovuar Raporti i Dick Martyt ai ishte asamblist, se si skuqej gjatë fjalimit të Ramës sepse sigurt kujtonte ato fjalë të ndyra që i kishte thënë për Kosovën dhe luftën çlirimtare gjatë deklarimit të tij gjatë votimit të Raportit të Dick Martyt e ndjeva një kënaqësi të veçantë sepse mendoj se të gjithë ata të cilët kanë bërë deklarata të bujshme anti-shqiptare duhet të poshtërohen në mënyrë publike, pasi që ishin vegël e Putinit dhe Rusisë për vite të tëra dhe jo vetëm në rastin e Kosovës”, u shprehë Cana./kosovalive.net/

*Çka është Ekzorcizmi:

Ekzorcizmi është një formë specifike e lutjes që Kisha e përdor kundër fuqisë së djallit. Ekzorcizmi është një lutje që hyn në kategorinë e sakramentorëve (jo sakramenteve), do të thotë bën pjesë te bekimet*

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...