Live

Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën

21:09 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e Paqes për Ukrainën që do t’i zhvillojë punimet më 15-16 qershor.

Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e 100 liderëve nga mbarë bota.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.

Bëhet e ditur se Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”, 

Shpërndaje në

U Kopjua