Live

FSK e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente pas vërshimeve në vend

14:04 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua