Live

Gjoshi i PDK-së: Si është e mundur që Kurti e urren kaq shumë Kosovën?

11:15 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Kurti për pajtimin e tij me planin evropian.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se jeta politike e Kurtit është e mbushur me helm dhe vrerë, dhe se sipas tij, kryeministri s’mund t’i sjellë asgjë tjetër Kosovës, përveç këtyre dy gjërave.

“Duhet ta urresh vendin tënd që t’ia nxish kaq shumë të ardhmen. Si është e mundur që e Albin Kurti e urren kaq shumë Kosovën edhe pasi populli i dha mbështetje kaq të madhe?”, shkruan mes tjerash Gjoshi.

Postimi i plotë:

Ashtu sikur jeta e tij politike që është e mbushur me helm dhe vrerë, Albin Kurti nuk arriti t’i sjellë asgjë tjetër Kosovës pos këtyre dy gjërave.

Përmes dorëzimit të tij para një “marrëveshje” që nuk është aspak në favor të Kosovës, neni 7 i saj është dhuratë përplot me helm e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Republikën tonë.

Ky nen, nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Ky nen është rezultat i negociatave sekrete të Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin.

Neni 7 është i rrezikshëm për Kosovën dhe kjo duhet thënë hapur. Përmes tij, Albin Kurti ka pranuar që të krijohen kushtet për autonomi të Zajednicës. Çuditërisht, “vetë-menaxhimi” i pranuar nga Kurti është i njëjtë me emrin e partisë së tij, Vetëvendosje. Pra, atë që nuk arriti asnjëherë ta realizoj për shqiptarët, Vetëvendosjen, ia dha dhuartë komunitetit serb në Kosovë.

Duhet ta urresh vendin tënd që t’ia nxish kaq shumë të ardhmen. Si është e mundur që e Albin Kurti e urren kaq shumë Kosovën edhe pasi populli i dha mbështetje kaq të madhe?

Fatkeqësisht, ky nuk ishte dëmi i vetëm të cilin i solli Kosovës dhe qytetarëve tanë përmes pranimit të këtij propozimi. Me vetëdije dhe paramendim, ngadal por me hapa të sigurtë, Albin Kurti po shndërrohet në një Dritan Abazoviç të dytë, duke punuar që Kisha Ortodokse Serbe të përfitojë edhe statusin special për ekstraterritorialitet.

Kosova dhe qytetarët tanë nuk e kanë merituar këtë braktisje!

Kosova dhe qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë kryeministër!.

Shpërndaje në

U Kopjua