Nga një muaj paraburgim u është caktuar 13 të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”
Gjykata Themelore në Prizren, njofton se masa e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022 ndaj 13 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:
“S.K., – Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
Fajdeja
P.K., – Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
S.G., –Fajdeja
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge
L.B., –Fajdeja
Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
Sulmi
Fajdeja
Detyrim
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
I.K., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
V.T., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
B.K., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
D.K., – Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
A.G:, –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
A.D., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
H.Xh., – Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
A.S., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
E.G., –Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm“.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera,rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit.