Live

Grenell ka një thirrje për Albin Kurtin pas zhvillimeve të fundit në veri

12:58 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Serbia, ai ka thënë se pret angazhim më të madh nga SHBA-të.

Derisa, sipas tij, lirimi i policit serb Dejan Pantiq në arrest shtëpiak është hapi i parë drejt de-përshkallëzimit të situatës. Ai pret që pala serbe të heqë disa barrikada.

“U gëzova shumë kur pashë raportimet se të arrestuarit u liruan në arrest shtëpiak, por edhe disa serbë të tjerë u burgosën dhe tani është shumë e rëndësishme që të gjithë të punojnë së bashku për të de-përshkallëzuar situatën. Jam shumë i shqetësuar që forcat speciale janë transferuar në veri, janë bërë arrestime dhe si pasojë janë ngritur barrikada. Transferimi i një të burgosuri në arrest shtëpiak është një gjest vullneti i mirë. Mendoj se tani qeveria serbe duhet të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. Më saktë, për të lëvizur një ose dy barrikada dhe për të ndikuar në de-përshkallëzimin” – tha Grenell.

Grenell pati një thirrje edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Do t’i bëja thirrje qeverisë së Kurtit që të merret me zhvillimin ekonomik, dhe jo vazhdimisht të merret me çështje të tilla politike me të cilat provon të manipulojë dhe të marrë poenta politikë. Fokusohu te krijimi i vendeve të punës për popullin e Kosovës në mënyrë që ekonomika e vendit të rritet” – tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...