Live

Hamza: Në Mitrovicë sot është gjendje më stabile, vlera preliminare e dëmeve është mbi 13 milionë euro

13:43 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në prononcim për kosovalive.net ka folur në lidhje me gjendjen në qytetin e Mitrovicës pas vërshimeve.

Hamza u shprehë se gjendja është më stabile dhe se niveli i ujit nëpër lumej ka filluar të bie, shkruan kosovalive.net.

“Sot është më stabile, niveli i ujit nëpër lumej ka filluar të bie. Jemi duke u marr me pasojat. Fati i madh që nuk ka viktima, por ka numër bukur të konsiderueshëm të familjeve dhe personave të zhvendosur. Kemi arritur që t’i sistemojmë, të ju ofrojmë kujdes, ushqime, veshmbathje dhe gjërat e nevojshme. Kemi bërë evidentimin e dëmeve dhe jemi duke punuar që të rikthehemi në normalitetin në qytet. Shkollat janë duke punuar, shumica e rrugëve janë të pastruar dhe të kalueshme.  Vlera preliminare e dëmeve është mbi 13 milionë euro në ekonomitë familjare, biznese dhe infrastrukturën publike”, u shprehë Hamza./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua