Live

Haradinaj: Institucionet shtetërore të japin ultimatum të prerë për lirimin e Jankoviqit

12:50 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka qenë inert reagimi i Kosovës ndaj arrestimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, dhe sipas tij shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze për komunitetin serb në institucionet tona, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të japin ultimatum për lirimin e atyre që janë arrestuar.

“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zv. Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës.

Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJ do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua