Live

Haradinaj kujton atdhetarin Rexhep Taku: Mirënjohës përjetë për atdhetarët që iu kundërvynë pushtuesit në secilën etapë të historisë

20:00 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit Rexhep Taku në 100-vjetorin e lindjes.

Haradinaj ka thënë se Rugova me rrethinë ka dhënë shumë burra të zotë në periudha të ndryshme të historisë.

“Rugova me rrethinë dhe gjithë Kosova dha burra të zotë, të cilët në periudha të ndryshme lanë vepra të mëdha për kombin. I tillë ishte edhe Rexhep Taku, i familjes Demaj nga Shkreli i Rugovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e tij dhe të familjes Demaj për çështjen kombëtare.

“Në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Rexhep Takut me rastin e 100 vjetorit të lindjes, vlerësuam lart kontributin e tij dhe të gjithë familjes Demaj për vendin në të gjitha etapat historike. Respekt e mirënjohje gjithë jetën për gjithë atdhetarët të cilët iu kundërvynë pushtuesve dhe armiqve në qëllimin e tyre që të na tjetërsojnë si komb”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua