Live

Haradinaj në takim me bashkatdhetarët në Gjermani: Atdheu është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive

22:32 / 05 Dhjetor 2022

Nga admin

Kreuni Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me bashkatdhetarë në Gjermani, së bashku me deputeten Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha.

Gjate ditës së sotme, Haradinaj qëndroi në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj shprehet i lumtur t’i takojë bashkëkombasit dhe t’i sheh nga afër duke përparuar në punët e tyre si dhe duke ndihmuar familjet e tyre në Atdhe.

Po ashtu, lideri i AAK i falënderoi secilin person që kanë ndarë kohë për të bashkëbiseduar në mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive.

“Edhe sot kam vazhduar me takime të njëpasnjëshme me bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani. E kuptoj shumë mirë ndjenjën e tyre, e përjetoj emocionin që kanë me mijëra kilometra larg vendlindjes, pasi që dikur isha edhe unë pjesë e tyre.

Dita e sotme kulmoi me tubimin në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis. I lumtur të shoh ata duke përparuar, duke ndihmuar familjet në Atdhe.

I falënderoj të gjithë emër për emër, nisur nga Driton Malaj, kryetar i Aleancës për këtë rajon, dhe secilin që ndau nga koha e tyre që të bashkëbisedojmë mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive.

Po kthehem në Kosovë, me shpresë që shumë nga këta mërgimtarë t’i takoj për festat e fundvitit dhe me shpresë se nga Kosova tash e tutje do të dëgjojnë vetëm lajme të mira”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...