Live

Haradinaj: S’ka me ma nxon rrugën asnjë Kurt ose qeveri, kur bëhet fjalë për interesin e shtetit tim

14:23 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që nuk i del askush përpara interesit të shtetit.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj u shpreh pro planit franko-gjerman, si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nuk e përzij këtë plan me Kurtin, apo me ndonjë Kurt tjetër, s’ka me ma nxon rrugën asnjë Kurt, asnjë qeveri kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe popullit tim”, ka thënë ai.

“Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga SHBA-ja që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe përkrahet prej meje dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s”.

“Derisa s’kemi hyrë në rresht në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, Kosova s’është e sigurt. Zhbllokohet anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe kandidatura jonë drejt BE-së. Kur jemi tek OKB-ja, rruga jonë mund të jetë e vështirë, por mund të jetë më e avancuar nëse kemi nisur rrugën drejt NATO-s”, tha tutje Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...