Live

Haxhiu iu drejtohet deputetëve: A po e dëgjoni qytetarin, apo presionin e Kurtit e Kusari-Lilës

12:19 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot po mbahet seanca plenar ku në 11 pikat e rendit të ditës, do të jetë edhe Projketligji për votimin e Trust’it.

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu sot ka sjellur në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve pro tërheqjes së trustit, shkruan Kosovalive.net.

Ata ka thënë se populli ka hyrë në borxhe, ku në lidhje më këtë janë mbledhur për 8 ditë 20 mijë nënshkrime.

‘’ Prezantimin e kësaj nisme e bëj me autorizimin e grupit të qytetarëve, pra 30 për qind të trustit të cilët u mbledhën brenda 8 ditëve mbi 20 mijë nënshkrime. Qytetarët të zhgënjyer u vet organizuan për ta rikthyer kërkesën për trustin sërish në Kuvend. Tani kjo kërkesë e tyre është në Kuvend. Është në dorën tuaj të dëshmoni a jeni vërtetë përfaqësues të qytetarëve apo përfaqësoni vetëm bindje politike por jo realitetin me të cilin përballen qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se janë shtrenjtuar produktet e me këtë shumë qytetarë kanë hyrë në borgje.

“Ju sot, para se ta ngrisni dorën, duhet të ktheheni prapa dhe të shihni pse qytetarët po e kërkojnë mbështetjen me trustin. Buka ishte 30, sot 60 cent. Vezët, 2.5, sot 5 euro. Vaji deri në 3.4 euro. Shtrenjtim enorm i produkteve. Pa krahasur shtrenjtimin e rrymës, druve e peletit. Ata u detyruan të hyjnë në borxhe sepse herën e parë u refuzua iniciativa e tyre për trust”, ka thënë ai./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua