Live

Haziri: Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos, partnerët e normalizuan situatën me diplomaci e durim

20:51 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se gjendja në veri po kthehet në normalitet si rezultat i diplomacisë dhe durimit të partnerëve.

Haziri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për kaosin e shkaktuar.

“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se barrikadat, si mjete presioni,  janë të papranueshme.

“Dialogu zgjidh probleme!”, ka shkruar në fund ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...