Ekspertët shpjegojnë sa gjatë duhet të ushtroni për të arritur qëllimin
Ushtrimet kanë një listë të gjerë përfitimesh, njëra ndër to është që mbase do të shtohen hormonet në trupin tuaj i cili ju ndihmon që të luftoni kundër stresit dhe të ndihemi mirë.
Kur bëhet fjalë për hormone të tilla, endorfina më së shumti është e lidhur me ushtrimet.
– Endorfinat lidhen me receptorët opioidë në tru dhe ndikojnë në uljen e percepcionit të dhimbjes trupore dhe ndjenjën e euforisë, shpjegon Elizabeth Gardner, doktoreshë e mjekësisë sportive, shkruan Huff Post.
Edhe pse vrapimi më së shumti është studiuar në lidhje me sekretimin e endorfinës, ka edhe ushtrime të tjera të cilat mund t’i bëni për të arritur atë ndjenjën e lumturisë. Disa njerëz ndiejnë nxitim 10 minuta pas ushtrimit, ndërsa disa të tjerë ndiejnë që u shfaqet humor i mirë një orë pas ushtrimeve.
– Ndërsa ndjeni endorfinën duke u luhatur, ka edhe neurotransmetues të tjerë të ndjeshmërisë që lirohen gjatë stërvitjes. Gjëra si serotonina dhe norepinefrina lirohen gjithashtu gjatë stërvitjes dhe mendohet se në të vërtetë lirohen më herët se endorfina. Megjithatë, për të marrë çlirimin e vërtetë të endorfinës, duhet të ushtroheni pak më gjatë – tha Gardner.
– Ushtrimet më të gjata kardiovaskulare kanë një rritje më të theksuar të endorfinës. Endorfina lirohet në fillim të stërvitjes, dhe kur do të përjetoni një nivel të lartë të endorfinës ndryshon nga personi në person, por shkencëtarët përgjithësisht pajtohen se kjo ndodh pas 60 minutash stërvitje të vazhdueshme – shtoi ajo.
Ushtrimi i moderuar ende mund të çojë në lirimin e endorfinës. Ushtrime më të shkurtra me intensitet të moderuar, 15 deri në 20 minuta disa herë në javë, mund të çojnë në një rritje të qëndrueshme të endorfinës.