Live

Hovenier s’deklarohet për media: Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme

11:18 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një konferencë për kibernetikë është pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend, por ka refuzuar që të japë përgjigje,

Megjithatë, ai paralajmëroi se do të flasë shumë gjëra për këto tema.

“Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, tha Hovenier.
Hovenier sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”. Në fjalën e tij ai tha se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.

“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”, është shprehur Hovenier.

Hovenier tha se kanë ndihmuar këtë konferencë sepse “jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik”.

Shpërndaje në

U Kopjua