Live

Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

10:08 / 08 Maj 2024

Nga Kosova Live

Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Reporteri.net.

Hyseni do të intervistohet në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ndryshe javën e shkuar, vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse është ftuar që të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar.

Kujtojmë se vlera e tenderit që u nënshkrua vitin e kaluar nga Durmishi e për të cilin do merret në pyetje, kap vlerën e 38 milionë eurove.

Atë kohë ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit [OSHP] dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Shpërndaje në

U Kopjua