Live

Hyseni i PSD-së kritikon LDK-në: Ia dha votat Kurtit për të ndërtuar mekanizma arbitrarë

18:20 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikua LDK-së, e cila sot ka votuar pro Miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja vazhdimisht është ankuar në kryeministrit Kurtin për veprime autoritare.

Ai ka vlerësuar se sot kjo partia, përmes votës, ia ka mundësuar krijimin e një mekanizmi ekstra gjyqësorë e arbitrarë.

“LDK krejt kohen ankohet për Kurtin autoritar. E çfarë bën? Përmes votës, ia jep veglat me ndërtu mekanizma ekstra-gjyqesorë e arbitrarë. Po, se kështu duhet me tregu që këta të LDK-se qenkan të pastër. Ky është kompleksi i Lumirit që nuk ka botë as etikë përtej antikorrupsionit, e nderkohë antikirruosionin ia ka nxanë Kurti. Në fakt, nuk po tregojnë që janë të pastër. Po tregojnë që janë të urtë, t’dobët”, ka shkruar Hyseni.

Shpërndaje në

U Kopjua