Live

Ibrahimi – Kurtit: Kokëfortësia s’është trimëri, por budallaki

11:56 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë një status pas zhvillimeve në veri që besohet se i dedikohet kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Ai ka thënë se “kokëfortësia nuk është trimëri, por budallaki.”

Ibrahimi ka përmendur edhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar shtetndërtimi i Kosovës dhe që sipas tij nuk do të kryheshin me kokëfortësi.

Ky është statusi i plotë i tij:

Kokëfortësia nuk është trimëri, por budallaki. Nëse do të ishim kokëfortë, nuk do ta kishim as Marrëveshjen e Rambujesë, as atë të Vjenës. Nëse do të ishim treguar kokëfortë, nuk do ta kishim shpallur as pavarsinë me gjithë ato kompromise që na u desh ti bëjmë, që nga flamuri e deri te kushtetuta.

Me kokëfortësi, moti do të kishim “marrë veriun” madje edhe deri te Molla e Kuqe do të shkonim. Por ajo kokëfortësi është budallaki, madje edhe më keq.

Të gjitha që i kemi arritur, janë arritur me urtësi dhe menquri. E menquria më e madhe është treguar në bashkrendimin e interesave tona me ato të aleatëve ndërkombëtarë.

Deri sot kjo na ka dale mirë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...