Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve.
Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar edhe shkakun e aksidentit e që ësht ë mos përshtatja e kushteve të rrugës.
”Bazuar në hetimet e deritashme, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs“, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit dhënë për Gazetën Express.
Më poshtë janë detajet e dhëna nga Inspektorati
Sot në orët e hershme të mëngjesit hetuesit e IPK-së janë njoftuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy veturave civile (njërën ishte duke drejtuar një zyrtare policore kurse në tjetrën veturë ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë).
Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore nga ky aksident një viktimë femër ka ndërruar jetë kurse tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), hetuesit nga departamenti i hetimeve të IPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar.
Pasi që ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim edhe me Prokurorin përgjegjës kanë ndërmarrë edhe një sërë masash me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike lidhur me këtë aksident.
Bazuar në hetimet e deritashme, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.
Hetuesit e Departamentit të hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorit Publik kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.