Live

Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

10:02 / 29 Prill 2024

Nga Kosova Live

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë.

Tutje bëhët e ditur se kjo ngjarjes ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”, ka shkruar FSK në “Facebook”.

Tutje thuhet se mbështetja e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së është e vazhdueshme.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, përfundon FSK.

Shpërndaje në

U Kopjua