Live

Ish-gazetari rrëfen arritjen në Reçak: U shpalos qilimi, nën të ndodhej kufoma copë-copë e një burri

15:05 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka rrëfyer se si e mori vesh për masakrën në Reçak, gjatë kohës kur po punonte si gazetar.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj tha se më 15 janar 1999 ishte telefonuar dhe i ishte thënë se “ka ndodhur hata në një fshat të Shtimes”.

Ai rrëfen se me të arritur atje, hynë në një oborr, ku ndodhet një grumbull i mbuluar me një qilim.

“Ai, hijerëndë, befas e shpalosi qilimin. Nën të ndodhej kufoma copë-copë e një burri. Mungonte pjesa e sipërme e trupit!!! Tha, “nuk dihet si është vrarë. Me gjasë i kanë lidhur një granatë rreth qafe” dhe ai nuk foli më.” – shkruan tutje Nitaj.

Ai shton se kishin parë njerëz me sy të nxjerrë, me kafka të thyera, trupa të “sakatosur” e të masakruar.

“Aty do të fliste ambasadori William Walker. “This is a crime against humanity” (Ky është krim kundër njerëzimit), tha ai. Kjo ishte fjalia që ishte pritur gjatë, por që nuk ishte thënë deri atëherë.” – ka thënë ai.

Me këtë fjali, Nitaj thotë se edhe e filloi raportimin e drejtpërdrejtë për BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...